Qeveria e Thaçi akoma nuk ka përmbushur edhe 164 veprime, me të cilat i kushtëzohet Kosovës
liberalizimi i vizave. Veprimet janë të shpërndara në pesë blloqe, ndërsa 66 prej tyre janë paraparë të ndërmerren në fushën e sigurisë dhe të rendit publik.
Sipas Koha Ditore, të gjitha është paraparë të përmbushen brenda 2013-s. Për të gjitha hallkat, luftimi i korrupsionit është identifikuar si kushti kryesor që duhet përmbushur
Kosova, në kompensim të heqjes së vizave. Është paraparë të
hartohen ligje të reja e të ndryshohen dhe të plotësohen
ligje në fuqi, të
hartohen shumë akte nënligjore, të ndërmerren aktivitete hetimore kundër korrupsionit, të përgatiten statistika që vërtetojnë përkushtimin për ta luftuar këtë praktikë. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2013,
ora 10:18