Libër i zisë për Francën në Kosovë
Nga ora 15.00 deri në orën 18.00 është lajmëruar se në ambasadën franceze në Kosovë do të hapet libri i zisë pas masakrës në revistën satirike "Charlie Hebdo" në Francë.

Organizimet solidarizuese për ngjarjen në Francë nisën që në orën 13.00, kur gazetarët dolën në sheshin "Zahir Pajaziti" për tu solidarizuar me popullin francez.

Ndërsa, edhe mbrëmë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe qytetarë të shumtë ndozën qirinj në nder të viktimave të sulmit në Francë./albeu.com/


Shtuar më 08/01/2015, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori