Shpërthimi në Laç, merren në pyetje dhe pjesëtarë të familjes në hasmëri me familjen Lika

Mbi 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga Policia e Kurbinit në lidhje shpërthimin e ndodhur në banesën 3 katëshe të familjes Lika në fshatin Sanxhak, por ende nuk është arritur të bihet në gjurmët e autoreve të ngjarjes.

Mes personave që kanë dhënë dëshminë e tyre në polici janë dhe pjesëtarë të familjeve me të cilët kanë hasmëri familja që ishte objektiv i sulmit, por kanë mohuar të kenë lidhje me vendosjen e lëndës shpërthyese dhe janë lënë sërish të lirë.

Policia ka sekuestruar dhe po analizon kamerat e disa banesave dhe bizneseve në zonë, por nga kqyrjet e deritanishme të pamjeve asnjëra prej tyre nuk i ka fokusuar lëvizjet e autoreve që mendohet të kenë qenë më shumë se 2 persona.
vijon


Shtuar 11.03.2023 09:42