Lëvizja për Bashkim kërkon paratë me gjyq
Përfundimisht Lëvizja për Bashkim e ka ndarë mendjen se mbi 40 mijë euro, mjete të cilat pretendojnë se i takojnë nga Fondi për Partitë Politike, do t’i kërkojë përmes gjykatës, pasi që për një gjë të tillë nuk po mund të merren vesh me Vetëvendosjen.
Zyrtarë të nga LB-ja kanë thënë se Vetëvendosje shumë shpejt do të përballet me proces gjyqësor lidhur me këto mjete. Ndërkaq, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ nuk mund t’i ndajë mjete LB-së, pasi që ligji nuk ua lejon një gjë të tillë.
Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta, ka thënë se që nga tërheqja nga Vetëvendosje nuk kanë pasur biseda me ta sa u përket mjeteve financiare, ndërkaq ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk reflekton në këtë drejtim do të përballet më gjyqin. /Zëri/

Shtuar më 05/10/2011, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori