Roland Bejko: PD u krijua nga komunistë liberalë dhe ish-të përndjekur

ISh sekretari për çështjet vendore në PArtinë Demokratike Roland Bejko i ftuar në studion e “ABC Live” u shpreh që mospërputhjet brenda PD janë krijuar sepse nga ana sociologjike përbërja e saj ka qenë shumë e ndryshme.

Sipas tij ajo përbëhej nga nga komunistë liberalë, ish të përndjekurit politikë si dhe ish-pronarët si dhe pjesa e popullit të thjeshtë.

“Tani e gjithë kjo sociologji do të ndeshhej dhe do të përplasej, dhe shpallja non-grata e Z. Berisha, e tregoi këtë gjë. Ai është i pandryshueshëm, ishte sekretar i Partisë së Punës, me një karrierë brenda kësaj partie dhe që në vitin 1990 iu bashkua PD. U pranua në një Parti Demokratike, jo parti e kryetarit, një parti perëndimore. Ai e koncepton PD si një parti popullore, pa ideologji”, u shpreh Bejko./albeu.com


Shtuar 12.12.2022 14:43