Lëkundet koalicioni qeveritar
Kabineti qeveritar i Kosovës nuk po gjen rehat, sërish kanë filluar lëkundjet. Koalicioni qeveritar PDK-Kosova e Re dhe minoritetet nuk po tregohet stabil pasi partitë e vogla kanë filluar t'i shfaqin pakënaqësitë e para.

Portali Indeksonline mëson se "pos partive të vogla edhe në PDK ka pakënaqësi dhe tashmë pritet të ketë lëvizje brenda partisë më të madhe ku disa deputetë kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj udhëheqjes nga ana e kryetarit Hashim Thaçi".

Mediat raportuan se deputetë të Partisë së Dretjësisë janë vënë kundër kryetarit të partisë, Ferid Agani që nuk po e implementon programin ndërsa pakënaqësi e njëjtë është edhe në AKR e PDK. Një zyrtar i lartë i PDK-së i pyetur nga portali Indeksonline për ndryshimet e mundshme në PDK ka thënë shkurtimisht "Po presim. Ta shikojmë çfarë do të ndodhë".

Aleanca Kosova e Re, AKR ka paralajmëruar për të martën një konferencë për shtyp ku do të adresoj disa nga çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit në vend e rrjedhimisht edhe bashkëqeverisjen me PDK-në për shkak të interesim të mediave. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2011, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori