Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Lekaj tregon nëse ka marrëveshje PAN-AKR
Gjatë kësaj jave pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive, ku pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit të kuvendit dhe nënkryetarëve.

Ndonëse nuk është caktuar data e seancës, e enjta dhe e premtja janë parë si ditë të mundshme për konstituivin e Kuvendit.

Indeksonline ka kontaktuar deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, për të mësuar nëse ka ndonjë zhvillim të ri sa i përket seancës dhe zgjedhjes së kryetarit të kuvendit.

Lekaj tha se gjërat më në fund kanë marrë rrjedhën e duhur dhe se shumë shpejt do të ketë zhvillime pozitive në situatën politike.

Deputeti i AAK-së ka rikonfirmuar se ende nuk ka një marrëveshje zyrtare mes PAN-it dhe AKR-së, por nuk përjashton mundësinë që ajo të arrihet shpejtë.

“Gjerat e mira, në kuptim të bërjes së Kuvendit dhe Qeverisë, kanë marrë rrjedhën e duhur, mund të konfirmojë se ka zhvillime pozitive por ende nuk ka marrëveshje, po bisedohet me të gjithë akterët e interesuar që kjo çështje e rëndësishme të marrë epilog shumë shpejt. Ne kemi
besimin që gjatë kësaj jave diçka do të arrihet për të filluar me konstituimin e institucioneve”, tha Lekaj.
Shtuar më 04/09/2017, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori