Lekaj tregon kur do të hyjnë në sallë
Pëlqej
Seanca e thirrur për të filluar në ora 11:00 në mënyrë që të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, nuk u arrit të zhvillohej.

Kryesuesi i Parlamentit, Adem Mikullovci shtyeu seancën për në ora 14:00 pasi deputetët e koalicionit PAN nuk ishin prezent në sallën e Kuvendit.

E sipas deputetëve të këtij koalicioni mungesa e tyre kishte të bënte me çështje teknike.

Përpos Krasniqit këtë gjë e ka deklaruar për Indeksonline edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj.

Leka ka thënë se mungesa e tyre kishte të bënte vetëm me çështje teknike.

Gjithashtu ai është pyetur nëse do të jenë prezent në vazhdimin e seancës në ora 14:00, duke konfirmuar se deputetët e PAN-it do të jenë prezent.

“Ishin çështje teknike të koordinimit. Do të jemi prezent në ora 14:00”, ka thënë Lekaj.
Shtuar më 07/09/2017, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori