Interi pas yllit të Chelsea, e sheh si zëvendësuesin ideal të Skriniar

Mbrojtësi premtues i Chelsea, Chalobah është në radarin e gjigantit italian, Inter.

Trevoh Chalobah shihet si zëvendësuesi i duhur për Milan Skriniar, i cili po lidhet me një kalim të mundshëm te PSG.

‘Gazzetta dello Sport’ thotë se Inter po monitoron me kujdes situatën e Chalobah dhe lojtari prin listën e dëshirave.

Romelu Lukaku mund të jetë kyç për transferimin e Chalobah, pasi kishte raporte të mira me të gjatë qëndrimit te Chelsea.

Ylli belg ka nisur tashmë negociatat për ta bindur Chalobah që t’i bashkohet tek Inter.


Shtuar 28.09.2022 16:11