Shtrenjtohet sërish nafta në Maqedoni, njihuni me çmimet e reja

Prej mesnatës çmimi i benzinës BS-95 do të rritet për tre denarë, ndërsa çmimi i benzinës BS-98 dhe naftës do rritet për 2,5 denarë.

Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 107 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 109 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 97,05 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë – 95,05 (denarë/litër)


Shtuar 1.06.2022 18:23