Lekaj fton në takim ambasadorin e Zvicrës, përpin fjalët
Vetëm një ditë pasi që kërkoi largimin e tij nga Kosova, Ministri Pal Lekaj ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet. Lekaj ka thënë se në asnjë moment nuk ka kërkuar largimin e ambasadorit. Ndërkohë, ambasadori Lebet, ka thënë se çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve, transmeton Express.Lekaj detyrohet ta ftojë në takim ambasadorin zviceran, këto janë deklaratat

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është detyruar që ta ftojë në takim ambasadorin zviceran Jean – Humbert Lebet, pas deklaratave të tij të mbrëmshme në Pressing, ku kërkoi që ambasadori të largohej nga Kosova.

Lekaj gjatë këtij takimi ka thënë se deklarata e tij është nxjerrë nga kontesti, dhe se ai në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën

Lekaj, në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën. Në deklarimin e tij, Lekaj ka theksuar se do të duhej një letër sqaruese për akuzat se veteranët në Kosovë janë të rrejshëm, për çka institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë një vendim”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, Ambasadori Lebet, ka deklaruar se çmon lart sakrificën e veteranëve të Republikës së Kosovës në luftën për liri dhe se çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve.

Ambasadori zviceran ka shprehur keqardhje për të gjitha keqkuptimet që kanë ndodhur që nga dita e deklarimit të tij për veteranët dhe theksoi se miqësia Kosovë-Zvicër është e fuqishme, ndërsa ai personalisht ka admirim të veçantë për Kosovën.
Shtuar më 29/03/2019, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori