Lekaj: Forma e betimit të Qeverisë së re të Serbisë, sulm mbi sovranitetin e Kosovës
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka reaguar ndaj betimit të mbrëmshëm të Qeverisë së re të Serbisë, ku thuhet se do të kujdesen ta ruajnë Kosovën dhe “Metohinë”.

Sipas Lekajt, ky akt është sulm mbi sovranitetin e republikës së Kosovës.

“Zgjedhja e Qeverisë serbe mbrëmë nën betimin e tyre që do të kujdesen ta ruajnë Kosovën dhe Metohinë është një sulm mbi sovranitetin e Republikës tonë”, ka thënë Lekaj.

“Kjo tregon edhe njëherë se ata janë ende nën mendësinë e kryekriminelit Millosheviq dhe kjo duhet të jetë një alarm për BE-në që para se të kërkojnë që Kosova ta ndryshojë kushtetutën, duhet t’i thërrasin mendjes e të kuptojnë përfundimisht që Serbia e sotme nuk ka asnjë ndryshim nga Serbia kriminale e viteve 90”, thuhet më tej në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.
Shtuar më 29/10/2020, ora 19:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori