Lekaj flet për zgjidhjen e kryeparlamentarit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, njëherësh deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se institucionet do të themelohen gjatë kësaj jave.

Ai sot ka theksuar se pas zgjedhjes së shefit të legjislativit të vendit do të votohet edhe ekzekutivi i ri kosovar. Por kjo, ka thënë ai, nuk do të bëhet brenda një dite.

“Nuk besoj që do të bëhet konstituimi brenda një dite. Duhet të kalojnë 24 orë nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ku më pas presidenti do t’ia japë mandatin të nominuarit të PAN-it, Ramush Haradinajt, për ta formuar Qeverinë”, ka thënë Lekaj.

Dje, pas gati tre muajve, u arrit marrëveshja në mes koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN) dhe Aleancës Kosova a Re (AKR), më ç’rast edhe pritet të krijohen numrat e mjaftueshëm për ta bërë shumicën në Parlamentin e vendit. Nga kjo marrëveshje partia e Behgjet Pacollit pritet të drejtojë disa nga dikasteret kryesore në vend.


Shtuar më 05/09/2017, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori