Lekaj: Autostrada e Gjilanit ndërtohet në kohë rekord
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, i vizitoi punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan, me qëllim që të sigurohet se puna në këtë projekt po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë.

Gjatë inspektimit të punimeve ministri Lekaj ka thënë se kjo autostradë do të përfundojë në kohë rekorde dhe sipas dinamikës së paraparë me kontratë.

Lekaj po ashtu ka thënë se sa i përket Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha procedurat dhe punët janë kryer dhe se dinamika e punëve është e kënaqshme në këtë fazë të projektit.

Lekaj duke e vizituar trasenë përgjatë tërë projektit ka takuar edhe banorët të cilët janë pronarë të tokave bujqësore, e të cilët kanë treguar mirëkuptim me qëllim të vazhdimit të punimeve edhe në ato pak segmente ku ka pengesa nga pronarët e tokave”, ka njoftuar zyra për media e Ministrisë së Infrastrukturës.

Shtuar më 20/07/2018, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori