Lehtësohen procedurat për zhdoganimin e mallrave në Doganën e Kosovës
Procedurat e zhdoganimit të mallrave është ulur ndjeshëm po ashtu edhe koha që të merr procesi. Sipas drejtuesve të Doganës së Kosovës po punohet që procedurat e zhdoganimit të kryhet në Kosovë , jo më në kufi.

Deri më tani procesi realizohet brenda dy orëve dhe kjo vlerësohet pozitivisht për biznesmenët. Ndërsa Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, thekson se numri i dokumenteve të nevojshme është zvogëluar nga 8, sa ishte vitin e kaluar në 3 sosh, kurse procedurat e zhdoganimit janë zvogëluar ndjeshëm.

“E dimë se nga një situatë kur ka pasë pritje 24 orë ose 48 orë, sot kemi ardhur në një situatë kur për më pak se dy orë kryhen të gjitha procedurat, edhe pse kjo kohë në shumë vendkalime është edhe më e mirë”, tha Huruglica për Radio Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2013, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori