Rama: Në fundjavë vijnë 90800 vaksina AstraZeneca

Kryeministri Rama ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku tregon se këtë fundjavë në Shqipëri vijnë 90800 vaksina AstraZeneca.

Postimi i Plotë

?TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit.

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira.

Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë


Shtuar 15.04.2021 14:32