Jorda Alba për Messin: Ai po motivon Barcelonën

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba nuk ka kursyer elozhet për Lionel Messin.

Alba thotë se kapiteni katalanas ka qenë shumë i motivuar për rinisjen e La Ligës dhe titulli kampion të vendoset në fushën e blertë.

“Ai është një lojtar kyç për ne dhe duhet ta shijojmë faktin që e kemi Messin gjatë gjithë kohës”, ka thënë Alba, në një intervistë për TVE.

“Ta shohësh Leon me entuziazmin me të cilin është kthyer në skuadër… kjo është motivuese për pjesën tjetër të skuadrës”, tha Alba.

Messi shtë golashënuesi më i mirë këtë sezon në La Liga me 19 rrjeta, ndërsa pas tij renditet Benzema me 14 gola.

Kujtojmë që Barcelona kryeson kampionatin spanjoll 2 pikë më shumë se ndjekësit e Real Madridit.


Shtuar 2.06.2020 09:40