LDK: Thaçi po synon të dialogojë me Vuçiçin për interesa personale
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një njoftimi, thotë se po përcjell me shqetësim përpjekjet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që duke iu imponuar presidentit serb, Vuçiq, të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, me synim të realizimit të interesave të tij personale, e jo shtetërore.


"LDK-ja konsideron se Thaçi, duke u implikuar drejtpërdrejtë në fushatë zgjedhore, ka dëshmuar se nuk e përfaqëson aspak unitetin e popullit të Kosovës, por vetëm partinë e tij”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

"LDK thekson se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, i ndërmjetësuar nga BE-ja e me praninë e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të udhëhiqet nga qeveria e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, pasi që edhe çështjet të cilat trajtohen janë në kompetenca kushtetuese të ministrive përkatësisht Qeverisë e jo Presidentit", thuhet në njoftim.
Shtuar më 01/07/2017, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori