A ka qenë COVID-19 në Shqipëri përpara muajit mars? Flet Tritan Kalo

Pavarësisht debateve të shumta të kohëve të fundit, mjeku Tritan Kalo ka shpjeguar se përse ai nuk beson se COVID-19 nuk ka qenë i pranishëm që në janar të këtij viti.

Ai ka argumentuar në emisionin “Open”, se situata është mirëmenaxhuar dhe se për momentin situata është nën kontroll.

“Pikë së pari, gjatë kësaj periudhe u shfaq gripi. Por nëse e krahasojmë me vitin e shkuar, numri i të infektuarve nuk u shtua më shumë.

Gjithashtu po të shikojmë, nuk kemi një rritje të numrit të të vdekurve. Për më tepër që edhe në spitale, nuk pati një fluks pacientësh.

Por ajo që ka më shumë rëndësi, përveçse virusi ka qenë në shkurt apo mars, është që u menaxhua mirë situata, kjo duke parë edhe paktin që pati te fqinjët tanë”.


Shtuar 11.05.2020 20:03