LDK tërhiqet nga rezoluta e dialogut në Kuvend
Lidhja Demokratike e Kosovës është twrhequr nga idea e saj për rezolutën që e ka iniciuar vetë dhe me mbështetjen e Vetëvendosjes, për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi ku parashihej që ti ndalohet presidentit Hashim Thaçi që të bisedoj për korrigjim të kufijve.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar në Kryesinë e Kuvendit që të tërheqë rezolutën nga rendi i ditës në seancën e sotme, konfirmojnë burime të Indeksonline brenda Kryesisë së Kuvendit, raporton Indeksonline.

Me këtë veprim të tërheqjes, LDK po jep shenja të zbutjes së qëndrimit të saj dhe po lë të hapur mundësinë për konsensus eventual lidhur me dialogun.
Shtuar më 07/11/2018, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori