LDK shpreh ngushëllime për deputetin e ndjerë
Pëlqej
Grupi Parlamentar i LDK-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të KuvenditKosovës, Kujtim Paçaku.

"Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e papritur të kolegut dhe veprimtarit Kujtim Paçakut. Kujtimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e komunitetit të tij dhe kudo që ishte”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të LDK-së.

Ngushëllime familjes Paçaku miqve e bashkëveprimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës”, përfundon ky telegram.

Ish-deputeti rom i KuvenditKosovës, për disa mandate, të enjten ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare.


Shtuar më 17/05/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori