LDK-së i ''largohet'' një parti për të formuar qeverinë e re
Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se AKR nuk do të jetë pjesë e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Murselii, cili ka shërbyer edhe si këshilltar i jashtëm i ish- ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli në Qeverinë Haradinaj, përmes një postimi në facebook, ka konfirmuar atë që e ka thënë sot për një portal edhe lideri i AKR-së.

“AKR nuk do të jetë pjesë e ‘Qeverisë Hoti’. Do të vazhdoj të qëndron në opozitë”, ka shkruar Murseli, përcjell Telegrafi.

Pas mocionit të mosbesimit i cili u votua (25 mars, 2020) nga 82 deputetë kundër Qeverisë Kurti, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, disa herë ia ka kërkuar emrin e mandatarit Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo atij [Thaçit] nuk iu është ofruar një emër i tillë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme për formimin e Qeverisë së re. Madje presidenti Hashim Thaçi edhe zyrtarisht i ka kërkuar Mustafës emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë. LDK ka marrë vendim që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se ai pret që, mbase javën e ardhshme, koalicioni mund të jetë gati dhe të kërkojë votat e miratimit në Kuvendin e Kosovës

Shtuar më 26/04/2020, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori