LDK refuzon prerë ofertën e Kurtit: Kemi kandidatin tonë për kryeministër
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu i është përgjigjur prerë ofertës së Albin Kurtit me refuzim.

Në një prononcim për Insajderin, Veliu ka thënë se do ta refuzojnë kërkesën e Kurtit dhe se LDK e ka kandidatën për kryeministre.

“Është e drejtë e Kurtit me bë letra e kërkesa të tilla por është e drejtë e LDK-së me i zbatu të vetat. Jo, në asnjë mënyrë nuk kemi me pranu këtë kërkesë të tij”.

“Ne e kemi vendimin e Këshillit të Përgjithshëm që e kemi caktu kandidatin për kryeministër dhe i kemi bë ftesë edhe VV-së, por kushte të tjera në LDK nuk pranojmë”, tha Veliu për Insajderin.

Veliu po ashtu ka thënë se LDK-ja me kandidaten Vjosa Osmani.

Shtuar më 30/08/2019, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori