LDK përkrah dialogun
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkrahur dialogun me Serbinë. Në një intervistë për Radion e Evropa e Lirë kreu i kësaj partie Isa Mustafa shprehet se problemet që Kosova ka me Serbinë, por edhe me vendet tjera fqinje, meritojnë të zgjidhen përmes dialogut, sepse është mënyra më e mirë për tejkalimin e problemeve.


"Presim që rezultati të jetë pozitiv në mënyrë që të bëhet integrimi i serbëve që jetojnë në Kosovë, të bëhet ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, të fillojë që pjesa e komunave që janë në veri të Kosovës të zhvillohet normalisht, edhe në pikëpamje ekonomike, edhe në pikëpamje arsimore, edhe kulturore, natyrisht gjithmonë duke respektuardrejtat kushtetuese të qytetarëve që jetojnë atje dhe duke respektuardrejtat shtesë, të cilat Pakoja e Ahtisaarit i mundëson për atë pjesë të qytetarëve tanë që jetojnë në komunat që janë me shumicë serbe." shprehet Mustafa.

Mustafa pret që edhe komuniteti evropian edhe SHBA-ja, të kontribuojnë që Serbia t’i tërheqë forcat e veta nga veriu. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2013, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori