LDK për herë të shtatë e dërgon në Kuvend Projektligjin për Rimëkëmbje
Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të hidhet nesër për votim në Kuvendin e Kosovës për herë të shtatë radhazi.

Ky projektligj gjashtë herë radhazi dështoi të votohet në mungesë të votave.

Vazhdimi i seancës së kaluar do të nis nesër nga ora 10:00 më të vetmen pikë të rëndit të ditës, raporton lajmi.net.

“Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike – COVID – 19”.

Ndërsa nga ora 11:00 do të mbahet një seancë e re, ku kryeministri Hoti do të jetë në interpelancë, sipas kërkesës së sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike

Rendi i ditës për seancën e re:

1. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar,

2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,

9. Interpelancë me Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.
Shtuar më 11/10/2020, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori