LDK pa reforma
Isa Mustafa, i quajturi si reformatori i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri më tani nuk ka bërqë ndonjë edhe pse kishte premtuar reforma në LDK.

Gazeta Zëri shkruan se , autoriteti i tij prej lideri është sfiduar edhe nga disa degë të partisë, nga ku pritej që të fillojë këndellja e LDK-së. Vendimi i Mustafës që zgjedhjet të mbahen në katër degë të LDK-së, në atë të Gjakovës, Pejës, Obiliqit dhe Shtimes, nuk ka kaluar pa reagime.

Dega e Gjakovës, ndërkaq, është më e zëshmja kundër këtyre zgjedhjeve. Kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Fetah Bakija, pohon se reformat të cilat pretendon t’i bëjë kryesia qendrore e LDK-së kanë marrë fund kaherë.

“Nëse në Gjakovë nga gjashtëmbëdhjetë veta që i kemi në kryesi, pesë janë të vjetër, e pjesa tjetër të rinj, ko do të thotë se ne i kemi kryer reformat. Vetë fakti se i kemi ndërruar shtatëdhjetë për qind të kryesisë tregon se jemi reformuar”, thotë ai.

Bakija shprehet i bindur se nëse aplikohet premtimi i kryetarit Mustafa, “që individët t’i shpërblejë aq sa fitojnë”, atëherë dega e Gjakovës do të fitojë goxha mirë. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2011, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori