Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është tërheur nga qëndrimi i saj që
Presidentja Atifete Jahjaga të largohet nga posti i saj, për t’i hapur rrugë reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Ismet
Beqiri ka demantuar shkrimet në media për largimin e LDK-së nga ky qëndrim
“Kur është fjala për Presidenten, ne qëndrimin e kemi të njëjtë, marrëveshja duhet të respektohet, edhe rezoluta, dhe
Presidentja duhet t’u lëshojë rrugë proceseve ashtu siç parashihet në marrëveshje, dhe po ju them se këto janë spekulime, qëndrimi i qartë i LDK-së është ajo që e kemi thënë më herët dhe nuk ka kurrfarë ndryshimi të qëndrimit”, tha
Beqiri për Radio Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2012,
ora 14:54