LDK miraton listën e kandidatëve për deputetë
Pëlqej
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka aprovuar sot me një konsensus të plotë listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke lënë një hapësirë prej 7-8 vendesh për që varësisht prej marrëveshjeve me partnerët dhe subjektet e tjera të futen në këtë listë, bëri të ditur kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Por, sipas tij, ekziston një pajtim i përgjithshëm që performancat e çdonjërit dhe e atyre që kanë hyrë të konkurrojnë, edhe anëtarëve Kryesisë, edhe të KP do të varet nga nota që ata do të marrin në zgjedhjet e përgjithshme. Varësisht nga rezultatet që do të marrë secili, pastaj do të bëhen ndryshime në KP dhe në Kryesi.

Do të qëndrojnë në krye të organeve të LDK vetëm ata që marrin përkrahjen e këshilltarëve dhe përkrahjen e anëtarësisë në votimet të cilat do të mbahen tani dhe në këtë mënyrë do të verifikohet se çfarë zgjidhje është bërë dhe cilat zgjidhje duhet bërë më tutje në LDK, theksoi Mustafa.

Ndërkaq në lidhje me listën që ka të bëjë me Ukë Rugovën, Musfa tha se organet e reja të LDK-së janë të gatshme që atë ta përfshijnë në listën e LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.
Shtuar më 09/11/2010, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori