Slogani “Sot komuna, nesër Kosova” i zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet e 3 nëntorit duket i ngjashëm me një
slogan të lëvizjes
naziste të Adolf Hitlerit rreth 80 vjet më parë.
Dallimi në fjalë nuk është i madh por në koncept po. LDK pretendon të marrë qeverisjen e gjithë Kosovës nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, derisa
Hitleri pretendonte ta udhëhiqte botën nëpërmjet luftës, shkruan Tribuna.
Hitler, njëri prej diktatorëve më të çmendur të botës, kishte ardhur në krye të lëvizjes
naziste në vitin 1921. I njohur për oratori të shkëlqyeshme, me një fushatë propagandiste kundër ideologjisë komuniste dhe hebrenjve,
Hitleri erdhi në
pushtet në vitin 1933 kur edhe e transformoi Republikën e Weimarit në ‘Rajhun e Tretë’ e bazuar në ideologjinë totalitare dhe autokrate të nazizmit.
Gjatë fushatës për ardhje në
pushtet,
Hitleri kishte përdorur një këngë, në të cilën ishte nxjerrë një
slogan “Sot Gjermania është e jona, nesër e gjithë bota”./albeu.com/
Shtuar më 19/10/2013,
ora 12:04