LDK, mbyllet takimi Sejdiu-Mustafa
Pëlqej
Fatmir Sejdiu
Pas disa orësh bisedime, sapo ka përfunduar takimi mes kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu dhe kreut të komunës së Prishtinës, Isa Mustafa. Para pak çastesh, i pyetur mbi rezultatet e takimit, Sejdiu tha vetëm se ishte një mbledhje në kuadër të përgatitjeve për Kuvendin e nesërm të partisë.

Pra, ende nuk ka një tërheqje të Sejdiut siç pritej nga mediat dhe nuk duket as ndonjë marrëveshje.

Burime nga LDK bëjnë të ditur se nesër në kuvend mund të shkojë puna deri tek votimi i fshehtë nga delegatët dhe pasi të propozohet edhe Isa Mustafa, mund të jenë të dy në garë për kreun e partisë.
Shtuar më 06/11/2010, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori