LDK mbështet kandidatin e VV-së në Kaçanik
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kaçanik ka mbajtur takim me kryetarët e nëndegëve ku është konfirmuar mbështetja për kandidatin e Vetëvendosjes, Basri Kodra.

Kryetari i LDK-së për Kaçanik, Selim Reka, ka konfirmuar se në balotazhin që do të zhvillohet me 19 nëntor elektorati i tyre do t’i jap mbështetjen Basri Kodrës.

Kryesia e LDK-së ka mbajtur takimin e radhës me kryetarët e nëndegëve të cilët paraqitën disponimin e elektoratit për ndryshim. Kryesia dhe strukturat e LDK janë në përkrahje të disponimit të elektoratit të tyre që në balotazh të përkrahë kandidatin opozitar pa kushte Basri Kodra kandidat i Vetëvendosjes”, ka thënë Reka. /albeu.com/


Shtuar më 11/11/2017, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori