LDK mban nesër zgjedhjet për kryetar
Pëlqej
Kuvendi i VII zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili do te mbahet nesër do të nxjerrë liderin e ri të partisë. Sipas gazetes “Zëri” Isa Mustafa, kryetar i Prishtinës është kandidatura konsensuale e Kryesisë aktuale të LDK-së për të marrë drejtimin e partisë në mandatin e ardhshëm.

Sipas këtyre burimeve, me këtë propozim është pajtuar edhe vetë kryetari aktual Fatmir Sejdiu , i cili ditën e neserme para delegatëve do të tërhiqet zyrtarisht nga gara, ndërsa do të përkrahë kandidaturën e Isa Mustafës me qëllim të forcimit të partisë për zgjedhjet nacionale të dhjetorit. (albeu.com)
Shtuar më 06/11/2010, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori