LDK kundërshton mbajtjen e ceremonisë së 7 Marsit në objektet e medresesë Alauddin
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës nëpërmjet një njoftimi dërguar shkollave ka bërë të ditur se ceremoninë për nder të Ditës së Mësuesit – 7 Marsit do ta mbajë në shkollën fetare, medresenë “Alauddin”.
Një
veprim i tillë ka nxitur
reagimin e opozitës dhe të prindërve. Për LDK-në një
veprim i tillë është i pakuptimtë, ngase ka
salla të mjaftueshme në kryeqytet ku do të mundë të mbahej ceremonia për nderim të kësaj dite, shkruan sot “Koha Ditore”.
Agim
Gashi, shef i Grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë se ai vetë ka shprehur indinjatë me këtë
veprim dhe se
reagimin e tij do ta manifestojë me bojkotim të kësaj ceremonie.
“
Reagimin do ta shpreh me mospjesëmarrje në atë ceremoni. Mua më ka ftuar shërbimi i Drejtorisë përkatëse, por as të hënën nuk kam marrë pjesë në të dhe as të mërkurën nuk do të marr pjesë”, ka thënë
Gashi.
Ai ka sqaruar se nuk ka asgjë kundër Medresesë, porse duhet ruajtur karakterin e shkollës laike dhe ceremonitë e tilla duhet organizuar në
salla që nuk përfaqësojnë ngjyrime religjioze.
Shtuar më 07/03/2018,
ora 09:42