Lidhja Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së
Arsimit për të ulur pragun e kalueshmërisë në provimin e maturës. Sipas një
komunikate për media të LDK-së, ministri Buja edhe me këtë
vendim, dëshiron të fshehë dështimin në rritjen e cilësisë në shkollat e Republikës së Kosovës.
“Një
vendim i tillë bëhet edhe më i dëmshëm për programet universitare, në të cilat kandidatët regjistrohen pa provim pranues.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga Buja që të heq dorë nga vendimet e tilla dhe nga veprimet që e dëmtojnë sistemin e
arsimit, thuhet në komunikatë./albeu.com/
Shtuar më 23/10/2012,
ora 11:27