LDK kërkon të mbyllet edhe Lotaria e Kosovës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se është gabim nëse Lotarisë së Kosovës i lejohet mundësia për të nënkontraktuar kompani të tjera të cilat mund të hapin pastaj lojëra të tjera të fatit.

Pas gjithë debatit, kryetari i Komisionit për Financa, Lumir Abdixhiku, ka thënë se duhet të mblidhet Komisioni, për të plotësuar Projektligjin për Mbylljen e lojërave të fatit , në mënyrë që të përfshihet në të edhe mbyllja e Lotarisë së Kosovës.

“T’i mbyllim të gjitha, më pas të kërkojmë nga Qeveria, që të sjellë një ligj të veçantë për funksionimin e Lotarisë së Kosovë”, ka thënë Abixhiku.
Shtuar më 28/03/2019, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori