LDK kërkon debat parlamentar për PAN-in, kështu do ta rrëzojnë Haradinajn?
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) sot do të dorëzojë kërkesën për debat parlamentar lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

Sipas shefit të këtij grupit parlamentar, Avdullah Hoti një gjë e tillë po bëhet për të kërkuar llogari nga koalicioni PAN, rreth përmbajtjes së këtij dokumenti, i cili sipas Hotit, nuk reflekton premtimet e koalicionit qeverisës për zhvillim ekonomik prej 8-10 për qind, rritje të punësimet si dhe investime në disa fusha.

“Sot Grupi Parlamentar i LDK-së e dorëzon kërkesën për debat parlamentar lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021, që është aprovuar në Qeveri dhe dorëzuar në Kuvendin e Kosovës. Në parim, ky dokument duhet të reflektojë premtimet e koalicionit qeverisës PAN për zhvillim ekonomik prej 8-10 për qind, rritje të punësimit, investime në arsim e shëndetësi dhe premtime të tjera, të cilat premtime as për së afërmi nuk shihet se do të mund të realizohen”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai tutje ka thënë se do të kërkojnë përgjigje për secilën pikë të këtij dokumenti.

“Duhet të mësohet secili politikan se nuk ka më hapësirë në politikë për mashtrime, fraza e premtime boshe gjatë fushatës, ndërkaq kur merret qeverisja harrohen të gjitha. Ne do të kërkojmë llogari në emër të qytetarëve për secilin premtim të koalicionit PAN”, ka përfunduar ai.
Shtuar më 23/05/2018, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori