LDK: KEK po plaçkit qytetarët
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin për
gjendjen e krijuar nga faturat e fryra të energjisë elektrike ndërsa ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë asgjë për shqetësimin e qytetarëve.



“Nuk mund të zgjidhen problemet me konferenca për shtyp që bënë z.Beqaj, duke i kërcënuar inkasantët e KEK-ut se do të penalizohen. Këta persona më së paku janë fajtor për gjendjen e krijuar. Është gjithashtu e papranueshme edhe deklarimi i numrit dy të qeverisë, i cili me ironi thekson se qytetarët duhet të paguajnë shpenzimet e tyre. Do të ishte e udhës që zyrtarët qeveritar duke filluar nga z.Thaçi të merrnin përgjegjësinë për mashtrimet për furnizim 24 orë me energji, për dështime në ngritjen e hidrocentralit të Zhurit, për dështimet në lidhjen e sistemit energjetik me Shqipërinë, për dështimet në realizimin e projektit të Kosovës C ”, konsideron LDK-ja.


Sipas LDK-së, KEK-u ka shqyrtuar rreth 3 mijë ankesa të qytetarëve. Prej tyre, 900 kërkesa apo rreth 1/3 ku sipas KEK-ut janë me gabime, pasi janë faturuar më shumë se sa që është shpenzimi real. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori