LDK ka gati zyrtarizimin e koalicionit për Qeverinë e re
Lidhja Demokratike e Kosovës brenda dy ditëve pritet të zyrtarizojë koalicionin me AAK-në, Nisma-në, AKR- në dhe minoritetet për të formuar qeverinë.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas përfundimit të takimit të deputetëve me kryetarin, Isa Mustafa.

Gashi tha se momentalisht i kanë 64 vota, sipas tij matematikisht i kanë rreth 64 vota.

Sa i përket mundësisë që LVV-ja të dërgojë në gjykatën Kushtetuese, Gashi tha se letra e presidentit nuk ka bazë juridike, por sa i përket dekretit është e drejtë e kujtdo që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Shtuar më 28/04/2020, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori