LDK jep shenja se do t'i bashkohet dialogut që udhëheq Thaçi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka rreth përfaqësimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, Mustafa ka thënë se do kërkojnë nga BE që dialogu Kosovë-Serbi të përfaqësohet në nivel shtetërore dhe jo si dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

Më tej ai ka thënë se as Qeveria dhe as Presidenti nuk mund të përfaqësojnë Kosovën në këtë dialog.

Ndërsa, ai ka ftuar Qeverinë që të jap dorëheqje dhe të mos pres mocionin e mosbesimit.

Kjo është deklarata e tij:

E vlerësoj se komunikimi jonë është i dobishëm të çojmë përpara demokracinë e vendit dhe të intensifikojmë proceset e domosdoshme që Kosova të bëj hapat e mëtutjeshme, por para së gjithashtu për përmbushjen e zotimeve para qytetarëve tanë.

Kemi biseduar për disa tema.

Kemi biseduar tekstin e platformës për dialogun, më vonë do e trajtojmë edhe në Këshillin e LDK-së.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet për çështjet e interesit të përbashkët të dy shteteve. Duhet të zhvillohet ndërmjet dy shteteve të barabarta dhe jo si dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe ai të ketë qëllim përfundimtar të njohjes reciproke dhe nuk pajtohemi të ketë vakum për një dialog vazhdues që nuk e përkufizon qartë kohën dhe objektivin e dialogut.

Ne do të kërkojmë nga Komisioni Evropian të definohet si dialog ndërmjet dy shteteve, asaj të Repoublikës së Kosovës dhe të Serbisë.

Si LDK angazhohemi që dialogu në asnjë formë nuk duhet të bjerë në mëdyshje shtetin e Kosovës.

Duhet ta vazhdojmë mbi deklaratën e shpalljes së pavarësisë dhe brenda kornizës që përcakton Kushtetuta e Kosovës dhe assesi të kthehemi prapa.

Edhe BE edhe ShBA të jenë aktivisht të involvuara, të kyçur edhe në implementimin e marrëveshjes e jo vetëm gjatë procesit të dialogut.

Kjo marrëveshje sipas LDK-së duhet të provojë se asnjë palë nuk duhet të pengojë në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare

Dialogun duhet ta përfaqësojë një Qeveri e shumicës.

Rezultati i marrëveshjes të aprovohet në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat dhe si faktor garantues të jetë BE.

Udhëheqjen e dialogut nuk mund ta bartin as Qeveria as presidenti.

Si LDK jemi të gatshëm të hyjmë në këtë proces dhe dëshirojmë ta marrim nga qytetarët besimin.

Ndryshimi i kufijve nuk vjen fare në zgjedhje, por vlerësojmë se duhet të bëjmë përpjekje maksimale, për të punuar në mirëqenien e qytetarëve. Nuk do diskutojmë tema që vënë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Ne mendojmë se janë pjekur kushtet që Qeveria të jap dorëheqje dhe Parlamenti të shpërndahet, pasi është jofunksional.

Është më mirë që ata të mos e presin mocionin e mosbesimit nga opozita sepse edhe ky mocion për shkak të interesave po zhagitet, por është në të mirë të qytetarëve të Kosovës që të kenë një qeveri që që i del Zot dialogut dhe liberalizmit të vizave.

Javën e ardhshme LDK e përfaqësuar nga Lutfi Haziri do të jetë pjesëmarrës në Kongresin e Partive Popullore Evropiane dhe atje do të diskutojmë dhe prezantojmë çështjet aktuale të vendit tonë dhe nevojën që qytetarët të lëvizin lirshëm pa viza.
Shtuar më 29/10/2018, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori