LDK jep rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë
Pëlqej
Ekspertët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, përkatësisht grupi kanë reaguar sot për shkak që disa sektorë në Ministrinë e Shëndetësisë ende vazhdojnë të udhëhiqen ushtrues detyre.

“Personat e përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë për t’i menaxhuar këto institucione, po hetohen nga njësitet për krime ekonomike. Si rrjedhojë, gjithnjë e më shumë po keqësohet imazhi i shëndetësisë në tërësi. Legjislacioni në fushën farmaceutike lë shumë për të dëshiruar dhe shpeshherë në praktikë zbatohet në mënyrë selektive. Në muajin shtator, furnizimi i QKUK-së me barna ka qenë në masën 43%, dhe atë me material shpenzues 28%, ndërsa me citostatikë 61%. Ky nivel katastrofal i furnizimit me barna dhe material shpenzues po e bën të pamundur ofrimin e shumë shërbimeve shëndetësore për pacientët, të cilët kanë nevojë të mjekohen në QKUK”, thuhet në këtë reagim dërguar mediave. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori