Kounde largohet nga grumbullimi me Sevillan dhe zbarkon në Barcelonë

Jules Kounde u largua nga grumbullimi me skuadrën e Sevillas në Portugali pasi u përshëndet më parë me shokët e skuadrës.

Mbrojtësi ka zbarkuar tanimë në Barcelonë për të nënshkruar për një shumë prej 60 milion euro fikse plus bonuse me katalanasit.

Francezi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të nëshkruajë kontratën për të bërë gjithçka zyrtare. /albeu.com