LDK-ja tërhiqet nga koalicioni në Klinë
Në Klinë nuk ka më koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Partia e Isa Mustafës në Klinë udhëhiqet nga Fadil Gashi, i cili ka konfirmuar edhe tërheqjen nga koalicioni.

“Po e kemi shkëputur koalicion. Ne kemi ra ndesh me shumë vendime që janë marrë në Kuvend. Gati që një vit votojmë kundër shumë vendimeve e procedurave. Andaj nuk e pamë të rrugës që të vazhdojmë edhe më tutje”, tha kreu i LDK-së për Komunën e Klinës, i cili njëherësh ka qenë edhe kryesues i Kuvendit, raporton Indeksonline.

LDK-ja në Klinë ka udhëhequr me tri drejtori.
“Është çështje e PDK-së a mund të vazhdojë me tej a jo. Ajo e di se me kë mund të bëjë koalicion. Nuk është çështje e jona”, thotë Gashi./albeu.com/
Shtuar më 11/06/2013, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori