LDK i përfshin Adem Salihajt vajzën në listën zgjedhore (FOTO LAJM)

LDK-ja dhe Isa Mustafa e përjashtuan Adem Salihajn, ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, nga lista zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit.

Salihaj bashkë me Shpejtim Bulliqin nuk u përfshinë në listë pasi që ishin kundërshtar të hapur të Isa Mustafës, sidomos sa i përket procesit të demarkacionit me Malin e Zi.

Megjithatë, për zgjedhjet lokale, LDK-ja është mundur që sado pak ta afroj sërish Adem Salihajn, duke ia përfshirë vajzën, Qëndrën, në listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt, shkruan lajmi.net.

“Pas besimit që më është dhënë për të kandiduar si asambleiste nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Ferizajt, shprehë falënderim ndaj Zotit për shëndetin, familjes për mbështetjen e vazhdueshme, shoqërisë për motivimin, nëndegës për propozimin si dhe degës së LDK-së në Ferizaj për besimin që ma kanë dhënë që të kandidoj në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Zotohem që do të jem një përfaqësuese e denjë në këtë detyrë dhe se do të jem e gatshme çdo herë që të punoj për të mirën e qytetit tim si dhe zëri im në kuvendin komunal do të jetë zëri i qytetarëve të komunës sime”, ka thënë ajo.

Adem Salihaj edhe vet kishte kandiduar në zgjedhjet komunale të vitit 2012 si kandidat i LDK-së për Ferizajn, por ishte mposhtu nga Agim Aliu i PDK-së.

zgjedhjet e para lokale, ai u zgjodh Kryetar i Komunës, për t’u rikonfirmuar në këtë post edhe në zgjedhjet e vitit 2002.
Shtuar më 24/08/2017, ora 22:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori