LDK harron gazin lotsjellës të Ramushit, votat për demarkacion ia ve në dispozicion
“27
votat e deputeteve te LDK-se jane ne favor te ratifikimit te marreveshjes se
demarkacionit te kufirit me Malin e Zi”, ka shkruar Avdullah
Hoti në Facebook, duke reaguar pas një statusi të
deputetit të LDK’së, Ramiz Kelemdi, për Demarkacionin, që u pa si votë kundër ratifikimit.
Sipas shefit të Grupit Parloamentar të LDK’së, Avdullah
Hoti, statusi i
deputetit Kelmendi, që u pa si qëndrim kundër
demarkacionit, është keqinterpretim i qëllimshëm.
“Keqinterpretimi i qellimshem qe disa medie po i bejne postimit te
deputetit Ramiz Kelmendi eshte perpjekje e kote per zhvendosjen e vemendjes nga pamundesia e
koalicionit qeverises per t'i siguruar te gjitha
votat e shumices se brishte parlamentare”, ka shkruar
Hoti.
Hoti tutje shton se pamundësia e
koalicionit qeverisës për t’i siguruar 62 vota, po shtyn që për t'u arsyetuar, sytë të kthehen kah
votat e LDK’së e edhe të thuhet se kjo parti nuk i ka të gjithë deputetët pro
demarkacionit.
Koalicionit qeverises i takon t'i siguroj 62 vota. Nuk mund te arsyetohen me refuzimin e deputeteve serbe, per shkak se me
votat e tyre e mbajne ne kembe qeverine e brishte.
Shtuar më 19/03/2018,
ora 11:46