LDK gati të rrëzojë bashkëpunimin e Haradinajt me Listën Serbe
Pëlqej
Isa Mustafa
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa pas një takimi që ka mbajtur me kryesinë e partisë që ai udhëheq ka bërë të ditur se do të pranojnë votat e Listës serbe në mocionin për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Me këtë rast Mustafa nuk e përjashtoi mundësinë që të pranojnë edhe nënshkrimet e Listës serbe për rrëzim të Qeverisë.

"Ne po vërejmë qe po flitet për këtë iniciativë. Ne kemi marrë iniciativën si LDK që të arrijnë të ngrisim mocionin për rrëzim të Qeverisë. Ne kemi kërkuar nga partitë opozitare që të na përkrahin, po ashtu ne do bëjmë përpjekje që qeveria të rrëzohet me marrëveshje politike. Ne nuk do e përkashtojmë asnjë që i bashkangjitet kësaj kërkese të LDK-së", theksoi Mustafa duke mos përkushtuar mundësinë e bashkëpunimit me listën serbe

Po ashtu, ai tha se LDK vlerëson se nuk guxohet të fajësohet BE-në për liberalizimin e vizave por duhet të sigurohen vendet anëtare një nga një se Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret.

Në këtë mbledhje, Isa Mustafa tha se është biseduar edhe për organizimin e këshillit të përgjithshëm te LDK-së dhe çështjet që do t’i diskutojmë në këshill.


Shtuar më 12/11/2018, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori