LDK fillon takimin me Vetëvendosjen në kuvend
Pëlqej
Bartësi i listës së deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillojë takim me Dardan Sejdiun nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë takim do të diskutohet për harmonizimin e programeve i cili pritet të jetë i përbashkët për bashkëpunim nga këto dy subjekte partiake, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, tha sot para mediave se rrugët me LDK-në tashmë janë të ndara duke bërë të ditur largimin e partisë së tij nga koalicioni LAA.


Shtuar më 04/09/2017, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori