LDK fajëson Thaçin për faturat e larta
Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë Thaçi për rritjen e faturave të energjisë nga ana e KEK. Duke fajësuar ekzekutivin për këtë çështje, LDK thotë se Qeveria ka rritur tantiemën për thëngjill nga 0.23 cent në 3 euro për tonë.

"Në letrën dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, që është nënshkruar nga kryeministri Thaçi, bëhet e qartë se do të kërkohet rritja çmimit të energjisë për të mbuluar problemet me deficitin buxhetor. Prandaj, Qeveria ka nxitur rritjen e çmimit të energjisë për 9% vitin e kaluar si masë për zvogëlimin e shpenzimeve publike", vlerësuan përmes një konference drejtues të këtij subjekti opozitar. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2013, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori