Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit që transportonte ilegalisht “thesin” me euro

Së fundmi është zbardhur dëshmia e shoferit të kamionit, në të cilin ndodheshin 2 milion euro të padeklaruara.

Kamioni vinte nga Italia me tragetin Durrës-Bari.

51-vjeçari i arrestuar nga policia ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë e gjetura në mjetin që drejtohej prej tij, shkruan “abcnews.al”.

Ai është shprehur se bën transportin dhe nuk e di se çfarë ka në pjesën e pasme të kamionit.

Policia ka nisur hetimet për të mësuar se nga ku është nisur kjo ngarkesë dhe kush ishte destinacioni i saj.

Ndërkohë vijon ende numërimi i parave në Komisariatin e Policisë së Durrësit.

Paratë ishin futur në 5 qese plastmasi dhe ishin mbuluar me lëndën e parë që përdoret për prodhimin e këpucëve.


Shtuar 13.06.2020 17:34