Lidhja Demokratike e Kosovës, dega Prizren, ka theksuar se po pret vendimin e gjykatës në lidhje me kryetarin e komunës së
Prizrenit Ramadan Muja, por edhe përfundimin e mandatit qeverisës.
Ramadan Muja nuk ka mundur t'i ikë ndikimeve klanore të qarqeve të inkriminuara të PDK-së të cilët janë të njohura për të gjithë qytetarët e komunës së
Prizrenit.
Katrahura në të cilën gjendet qyteti i
Prizrenit, ndërtimet pa kriter, ndërtimet e egra në zonën historike të
Prizrenit, problemet me parkingje, problemet në sistemin arsimor, në shëndetësi, e çdo gjë tjetër deri te mungesa e shërbimeve më elementare që ofron komuna, mos transparenca e zyrës së prokurimit duke keqpërdorëur në vazhdimësi paranë publike për nevoja të partisë në pushtet.
LDK-dega Prizren, vlerëson se shpresa e qytetarëve të
Prizrenit mbetet verdikti i gjykatësve të EULEX-it të cilët pritet që të sjellin drejtësinë e vonuar për
Ramadan Mujën dhe bashkpunëtorët e tij.
"Pas verdiktit të gjykatës, do të hapet një faqe e re shprese për qytetarët e komunës së
Prizrenit. Me këtë edhe qeverisë së ashtuquajtur “
Muja 3” mandati i saj do të përfundojë në muajin e tretë të këtij viti".
Gjyqtari Vladimir Mikula paralajmëroi se vazhdimi i dy seancave do të jetë sot me datën 27 shkurt si dhe me datën 13 mars.
Ai theksoi se aktgjykimi ndaj zyrtarëve komunalë të
Prizrenit të cilët akuzohen nga EULEX-i për shpërdorim detyre pritet të shpallet me datën 14 Mars. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014,
ora 13:45