Refuzoi të luftonte në Ukrainë, ushtari rus dënohet me 5 vjet burg

Një ushtar rus është dënuar me pesë vjet burg pasi refuzoi të luftonte në Ukrainë, shkruan the Guardian.

Marsel Kandarov, 24 vjeç, nuk u raportua për detyrë në maj 2022 pasi ai “nuk donte të merrte pjesë në një operacion special ushtarak”, sipas shërbimit të shtypit të gjykatës në republikën e Bashkortostanit në Uralet jugore. Ai u ndalua nga policia në shtator.

Një gjykatë në qytetin rus të Ufa e shpalli Kandarovin fajtor për shmangie të shërbimit ushtarak. Ai do të vuajë dënimin në një burg të regjimit të sigurisë së përgjithshme. /albeu.com


Shtuar 12.01.2023 16:15